Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, autobusi e makina përplasen mes vete  (Pamje)  - Gazeta Express
string(78) "aksident-i-rende-ne-dollc-te-klines-autobusi-e-makina-perplasen-mes-vete-pamje"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 7:53

Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, autobusi e makina përplasen mes vete  (Pamje) 

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 7:53

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Dollc të Klinës.

Një veturë dhe një autobus që po bartte udhëtarë në aksin Pejë-Prishtinë janë përplasur mes vete.

Nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.

Më poshtë pamje të publikuara nga portali Klina.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha për IndeksOnline se nga informacionet e grumbulluara deri më tani është konfimuar se ka pasagjerë të lënduar, por nuk dihet numri i saktë i tyre.

“Rreth orës 06:10, policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Të përfshirë ishin një autobus dhe një veturë. Nga njësitet që ndodhen në vendin e ngjarjes është konfirmuar se ka të lënduar, numrin e saktë të tyre nuk e dijmë. Njësitet kompetente po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.