Artan Behrami godet Donika Gërvallën: Fjalën UÇK e ka përmendur për herë të fundit kur dorëzoi dosje kundër saj - Gazeta Express
string(110) "artan-behrami-godet-donika-gervallen-fjalen-uck-e-ka-permendur-per-here-te-fundit-kur-dorezoi-dosje-kunder-saj"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 7:45

Artan Behrami godet Donika Gërvallën: Fjalën UÇK e ka përmendur për herë të fundit kur dorëzoi dosje kundër saj

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 7:45

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj Donika Gërvalla-Schwarz, një ditë pasi kjo e fundit nuk arriti të zgjidhej kryetare e Kuvendit të Kosovës, si kandidate e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, Behrami ka thumbuar Gërvallën duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    “Për herë të fundit fjalën UÇK, Donika Gërvalla-Schwarz e ka përmend në mbledhjen dhe dorëzimin e dosjeve kundër UÇK-së. Sa herë nuk e përmend UÇK-në, ajo veç nder i bën!” – shkroi Behrami.

Kujtojmë se kandidatura e Donika Gërvallës nuk mori votat e nevojshme në Kuvend, përfshirë edhe mungesën e mbështetjes nga deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila refuzoi ta votojë për shkak të deklaratave të vjetra të Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi, një nga komandantët e UÇK-së.