Janë zvogëluar në pesë minuta kolonat e mërgimtarëve që po e lëshojnë Kosovën në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Por, nga pesë minuta sa ishin më herët, ato në Merdarë janë rritur nga 40 minuta deri në një orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikat e tjera kufitare, pritjet nuk zgjasin më shumë se pesë minuta.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, pritjet nuk zgjasin më shumë se 10 minuta nëpër secilën pikë kufitare.