Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një rasti të raportuar për kanosje në Skenderaj, janë konfiskuar katër armë të llojeve të ndryshme dhe disa municione.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje pronësore mes dy personave. Hetuesit kanë marrë informacion se njëri nga të përfshirët dyshohej se posedonte armë, ndërsa me autorizim të prokurorit janë kryer kontrolle në disa lokacione.
Gjatë bastisjeve u gjetën dhe u sekuestruan:
Po ashtu, policia ka siguruar një video-incizim ku shihet personi tjetër i përfshirë në mosmarrëveshje duke shtënë me armë.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa ndaj tyre janë ngritur raste për veprat penale “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Me vendim të prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.