S’mjafton goli i Shaqirit, Basel barazon me Copenhagen në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(107) "smjafton-goli-i-shaqirit-basel-barazon-me-copenhagen-ne-ndeshjen-e-pare-te-play-offit-ne-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

20/08/2025 22:58

S’mjafton goli i Shaqirit, Basel barazon me Copenhagen në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

20/08/2025 22:58

Basel nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kampionëve

Zviceranët në shtëpinë e tyre barazuan me ekipin danez, Copenhagen, shkruan Gazeta Express.

Ishte Xherdan Shaqiri që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes me një gol nga penalltia.

Në fundin e pjesës së parë, Gabriel Pereira realizoi për të barazuar shifrat.

Situata u përkeqësua për Baselin, kur në minutën e 82-të, Adjetey mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Copenhagen realizoi në minutën e 87-të, por goli i Cornelius u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Danimarkë, teksa fituesi kualifikohet në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, kurse humbësi në fazën e ligës të Ligës së Europës.