Shegë Beqiri, Drejtoreshë e Administratës në kompaninë Kujtesa, Këshilltare Bashkie në Prishtinë dhe nënë e dy fëmijëve, është Ambasadore e Women Club Diaspora.
Shegë Beqiri gjithashtu kandidate për Asamblenë e Prishtinës në listën e PDK-së, ka mbi dy dekada përvojë në sektorin e telekomunikacionit.
Shega ka ndërtuar një karrierë të spikatur në disa prej kompanive më prestigjioze të industrisë në Kosovë. Sot, ajo mban dy pozita kyçe që kërkojnë lidership, angazhim dhe vizion strategjik.
Përkushtimi, besnikëria në punë dhe dëshira për sfida të reja janë shtyllat mbi të cilat ajo ka ndërtuar suksesin e saj profesional.
Si nënë vetëushqyese, ajo arrin të balancojë me kujdes karrierën dhe jetën familjare, duke u bërë shembull i fuqizimit dhe i vendimmarrjes me përgjegjësi.
Me prezencën e saj, Shega synon të frymëzojë gratë në udhëheqje dhe të kontribuojë në zhvillimin e institucioneve dhe të vendit.
Një figurë që dëshmon se lidershipi i vërtetë nuk është vetëm të arrish rezultate, por të krijosh ndikim të qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme.
Postimi i plotë: