Ramiz Lladrovci i reagon Abelard Tahirit pas intervistës në "Pressing" ku tha se PDK e fitoi Drenasin e jo kryetari aktual - Gazeta Express
string(120) "ramiz-lladrovci-i-reagon-abelard-tahirit-pas-intervistes-ne-pressing-ku-tha-se-pdk-e-fitoi-drenasin-e-jo-kryetari-aktual"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 22:02

Ramiz Lladrovci i reagon Abelard Tahirit pas intervistës në “Pressing” ku tha se PDK e fitoi Drenasin e jo kryetari aktual

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 22:02

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka reaguar deputetit të PDK’së, Abelard Tahirit, pasi ky i fundit në emisionin Pressing në T7 tha se në Drenas, kandidati i PDK’së përkrahet me sy mbyllur. Ai madje tha se PDK’ja e ka fituar Drenasin, e jo kryetari aktual (Ramiz Lladrovci).

Lladrovci iu drejtua me një pyetje Tahirit, duke i thënë se “A përqafoheni edhe me ata që të quajtën “i biri i spiunit” para katër vjetëve?”

“Sonte, ish Ministri meteor, e riktheu “Dadën Razë”, paska folë për zgjedhjet në Drenas. Vëmendje: Disa i përvetësojnë meritat e dikush i ka ato.

Vetëm një pyetje, ish Ministër, kur shkon në Selinë me logo, në Drenas, a përqafoheni edhe me ata që të quajtën “i biri i spiunit” para katër vjetëve?”, shkroi Lladrovci në Facebook.