Shqipëria, kampione e Europës për energjinë e rinovueshme me 99,3% - Gazeta Express
string(63) "shqiperia-kampione-e-europes-per-energjine-e-rinovueshme-me-993"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 21:50

Shqipëria, kampione e Europës për energjinë e rinovueshme me 99,3%

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 21:50

Shqipëria është kampione e Europës për energjinë e rinovueshme, me 99,3% e ndjekur nga Norvegjia me 99,1%, njoftoi sot Agjencia për Media dhe Informim.

Ky tregues përbën fakt të rëndësishëm, në kohën kur sfidat për energjinë janë jetike në kontinentin tonë dhe menaxhimi i burimeve është prioritet i vetë Bashkimit Europian.

Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me gati 100% prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja e BE-së është 42%.

Pas Shqipërisë dhe Norvegjisë, renditen Danimarka me 88,6%, Luksemburgu me 87,4% dhe Portugalia me 78,6%.