U kap me doza kokaine brenda në makinë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali - Gazeta Express
string(78) "u-kap-me-doza-kokaine-brenda-ne-makine-arrestohet-25-vjecari-shqiptar-ne-itali"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 21:16

U kap me doza kokaine brenda në makinë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 21:16

Karabinierët italianë në qytetin Foligno kanë arrestuar një të ri shqiptar 25-vjeçar, i cili u kap me kokainë.

Sipas mediave italiane, i riu, që kishte precedent penalë, dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës.

Arrestimi ndodhi gjatë një kontrolli në Via Gori, ku karabinierët ndaluan makinën me qira që ai po përdorte.

Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjetën 51 doza kokaine , me peshë totale 32 gramë , të cilat ishin fshehur me kujdes. Droga u sekuestrua, ndërsa i riu u  shoqërua në komisariat.