“E mori përgjigjen e duhur”, Musliu-Shoshi për mosvotimin e Donika Gërvallës - Gazeta Express
string(73) "e-mori-pergjigjen-e-duhur-musliu-shoshi-per-mosvotimin-e-donika-gervalles"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 21:11

“E mori përgjigjen e duhur”, Musliu-Shoshi për mosvotimin e Donika Gërvallës

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 21:11

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se mos-votimi i sotëm i Donika Gërvallës, për kryetare të Kuvendit, ishte përgjigjja më e qartë nga deputetët.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi u shpreh se Gërvalla, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve, me karrierë të ndërtuar mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe vlerave të Republikës.

“Donika Gërvalla sot mori përgjigjen më të qartë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. E vërteta është e thjeshtë: një politikane që ka ndërtuar karrierën mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe ndaj vlerave mbi të cilat u ngrit Republika jonë, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve dhe nuk mund të ulet në krye të tempullit të demokracisë, Kuvendit të Kosovës. Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën dhe e baltosin lirinë!”, shkroi Musliu-Shoshi,

Kujtojmë se pas dështimit të Albulena Haxhiut për t’u bërë kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, grupi parlamentar me më së shumti vota nga zgjedhjet qendrore, LVV-ja, propozoi emrin e Donika Gërvallës, për këtë pozitë.

Gërvalla mori 57 vota për, 56 kundër dhe tri abstenime.