“Në Drenas përkrahet kandidati i PDK’së me sy mbyllur– Pse mos me ardhë një kandidat i ri?”, Abelard Tahiri për Lladrovcin - Gazeta Express
string(116) "ne-drenas-perkrahet-kandidati-i-pdkse-me-sy-mbyllur-pse-mos-me-ardhe-nje-kandidat-i-ri-abelard-tahiri-per-lladrovcin"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 21:04

“Në Drenas përkrahet kandidati i PDK’së me sy mbyllur– Pse mos me ardhë një kandidat i ri?”, Abelard Tahiri për Lladrovcin

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 21:04

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri ka folur për moskandidimin e Ramiz Lladrovcit nga PDK’ja për kryetar të Drenasit.

Tahiri në emisionin Pressing në T7 tha se në Drenas, kandidati i PDK’së përkrahet me sy mbyllur.

“Ramiz Lladrovci për tri palë zgjedhje radhazi ka qenë kryetr i kësaj komune nën mbështetjen e PDK’së. Në Drenas, PDK dallon me Ferizaj. Vota e PDK’së këtu shkon diku rreth 38 për qind pa e pa fare kush është kandidati për kandidatin e PDK. Është një elektorat shumë besnik ndaj PDK. Ky elektorat nuk bon me u abuzu. Lladrovci ka qenë deputet i PDK’së, ka qenë i nominuar nga Thaçi për ambasador në Shqipëri, pastaj ka qenë kryetar për 10 vite i Drenasit nga PDK, në një vend ku elektorati e voton veq pse është nga PDK. Nuk mendoj që duhet me abuzu me besimin e qytetarëve”, tha ai.

Tutje, Tahiri mendon që duhet t’u jipet mundësia edhe kandidatëve të rinj, pasi sipas tij Lladrovci ka qëndruar mjaftueshëm si kryetar i Drenasit.

“Mendoj që duhet me ju dhonë mundësia edhe kandidatëve të rinj. Një njeri i tillë (Petrit Hajdari) sot i duhet Drenasit. Duhet me u ndërru. Mendoj që do të jetë fitore e fuqishme”, tha ai.