“VV është në panik – Zgjedhjet i shoh kah fundi ose mesi i nëntorit nëse nuk konstituohet Kuvendi”, Abelard Tahiri - Gazeta Express
string(109) "vv-eshte-ne-panik-zgjedhjet-i-shoh-kah-fundi-ose-mesi-i-nentorit-nese-nuk-konstituohet-kuvendi-abelard-tahiri"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 20:47

“VV është në panik – Zgjedhjet i shoh kah fundi ose mesi i nëntorit nëse nuk konstituohet Kuvendi”, Abelard Tahiri

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 20:47

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se Vetëvendosja do të vazhdojë ta konsumojë 30 ditëshin e Kushtetueses me “figura ta papranueshme” për postin e kryetarit të Kuvendit.

Tahiri tha se PDK ka ofruar zgjidhje, por nëse nuk konsitutuohet kuvendi, atëherë ai tha se “zgjedhjet i sheh kah mesi ose fundi i nëntorit”.

“Kryeministri Kurti është i interesuar që bllokadën ta mbajë tek konstituimi i Kuvendit dhe jo te dështimi i tij për ta themeluar qeverinë e radhës sepse nuk i ka numrat me themelu qeverinë”, tha Tahiri në Pressing, transmeton Express.

“Ai don me çu vendin në zgjedhje duke thënë se nuk i votuan këto zonjat për kryetar të Kuvendit. Kurti po e lypë rrugën më të mirë për të me çu vendin në zgjedhje”.

Sipas tij, LVV është në panik dhe ka “rënie të madhe”.