Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit pas një konfikti për motive të dobëta mes dy personave.
Sipas policisë pas një konflikti mes tyre 44-vjeçari A.L ka qëlluar me armë 28-vjeçarin L.R, i cili ka marrë dy plumba në trup dhe ëhstë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjëkësore, ku raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë policiia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorit, i cili menëherë pas ngjarjes dyshohet se ëhstë larguar me një makinnë tip “Toyota Yaris”.
Njoftimi:
Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.