Policia e Tiranës ka reaguar për zhdukjen e ish-zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima. Në reagimin e saj policia thekson se pas bërjes së dënoncimit nga ana e nënës së 34-vjeçarit,M.Sh, e cila ka tehksuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, ka nisur menjëherë puna për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi:
Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.