Mendimi për motin: Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C - Gazeta Express
string(69) "mendimi-per-motin-shume-nxehte-te-enjten-maksimalet-deri-ne-33c-e-36c"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 18:57

Mendimi për motin: Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 18:57

Mendimi për motin – 20.08.2025

Mot stabil e kryesisht me diell po parashihet ditën e enjtë. Në aspektin termik do të jetë më nxehtë, me maksimale që kapin vlera prej 33C e 36C. Minimalet zbresin në 14C e 17C. Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme jugperëndimore 8-16m/s, me hove deri në 20m/s (70km/h), nga pjesë të Dukagjinit e Drenicës.

Orëve të hershme të mëngjesit ditën e premtë, rrebeshe shiu pritet të shtrihen pjesëve perëndimore të vendit. Ditën nuk mungojnë intervale me diell, derisa pasdite më vonë mund të zhvillohen rrebeshe shiu. Temperaturat zbresin në 28C. Të premtën frynë erë mjaft e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 20m/s. Përgjatë fundjave më shumë diell, por se me një rënie të temperaturës, në 25C e 26C, maksimalet, e minimalet zbresin deri në 10C. Era ndryshon drejtimin në veriore, e frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë, 5-12m/s.