Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, së bashku me hetuesit policor nga SP Suharekë pas marrjes së informatës për dyshimin e përfshirjes në trafikim me lëndë narkotike kanë arrestuar të dyshuarin A.Gj., (viti i lindjes 2005, mashkull kosovar). Në konsultim me prokurorin është kontrolluar një lokacion, përkatësisht shtëpia e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
“-Katërdhjet e dy (42) doza qese plastike me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 37.98 gram, njё grinder/mulli, njё telefon mobil etj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.