Durrës/ 1 person i plagosur me armë zjarri në Hamallaj - Gazeta Express
string(53) "durres-1-person-i-plagosur-me-arme-zjarri-ne-hamallaj"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 17:56

Durrës/ 1 person i plagosur me armë zjarri në Hamallaj

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 17:56

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës.

Një person ka mbetur i qëlluar me dy plumba në trup. Autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.

Sipas burimeve konfidenciale, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.