Burim Ramadani: Paraqitjen para mediave e kanë uzurpuar një rreth i vogël, zërat kundër ngërçit në VV janë të shumtë - Gazeta Express
string(114) "burim-ramadani-paraqitjen-para-mediave-e-kane-uzurpuar-nje-rreth-i-vogel-zerat-kunder-ngercit-ne-vv-jane-te-shumte"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 16:46

Burim Ramadani: Paraqitjen para mediave e kanë uzurpuar një rreth i vogël, zërat kundër ngërçit në VV janë të shumtë

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 16:46

Analisti Burim Ramadani ka thënë se brenda Vetëvendosjes ka zëra që e kundërshtojnë bllokimin. Ai ka thënë ata janë të shumtë. Ramadani shton se paraqitjen para mediave “e kanë uzurpuar një rreth i vogël”.

Ramadani tha se ishte e pritur që dikur do të dalin “zëra normaliteti” nga Grupi Parlamentar, pasi sot deputetja e VV’së Shqipe Selimi nuk mori pjesë në votim kur u propozua Donika Gërvalla si kryeparlamentare.

“Ishte e pritur se dikur në Grupin Parlamentar të VV-së do të dalin zëra normaliteti. Kjo nuk duhet të jetë apo nuk duhet të shpjegohet si diçka për motive individuale, por për kundërshtim konceptual e parimor të bllokimit të Kosovës që po i bëjnë. Ngritja e zërit mospajtues duhet të vazhdojë. Duhet kundërshtuar bllokimin dhe taktikat që e mbajnë ngërçin, sepse ky bllokim po e çon shtetin e Kosovës në kolaps. Ka shpresë që Grupi Parlamentar i VV-së do të demokratizohet. Anipse me shumë vonesë, pas kësaj edhe në organet partiake do të fillojnë të flasin lirshëm mendimet, pa pasur frikën e linçimit!  P.S Në diskutime jopublike, zërat e tillë kundërshtues ndaj bllokimit brenda VV-së janë të shumtë.  Në diskutimet publike, rolin e paraqitjes para mediave e kanë uzurpuar një rreth i vogël.”