Tiranë/ Burri tenton të djegë gruan me benzinë - Gazeta Express
string(45) "tirane-burri-tenton-te-djege-gruan-me-benzine"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 16:28

Tiranë/ Burri tenton të djegë gruan me benzinë

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 16:28

Një 42-vjeçar nga Tirana ka dhunuar dhe ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij me benzinë, pas një konflikti me vjehrrën.

Burri, Alfred Llozhi, u arrestua nga policia, ndërsa gruaja mori urdhër mbrojtje. Ky rast është vetëm një nga shumë të dhunës në familje, që është bërë shqetësuese vitet e fundit. Vetëm në korrik, janë regjistruar 207 raste dhune në të gjithë vendin, me 81 të arrestuar dhe 16 në kërkim.

Në gjysmën e parë të vitit janë shënuar 2672 raste të dhunës në familje, me mbi një mijë prej tyre në Tiranë. Edhe pse lëshohen urdhra mbrojtje, dhuna vazhdon dhe shumë raste mbeten të padenuara, duke sugjeruar që shifra reale mund të jetë edhe më e lartë.