Në korrik 2025, rritja mesatare e çmimeve në Shqipëri ishte 2.4%, e ngjashme me inflacionin e vendeve të BE-së për këtë muaj. Sektori i “Argëtimit dhe kulturës” ka regjistruar rritjen më të madhe të çmimeve me 12%, ndërsa grupet e tjera si “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 3.3%.
Ndryshimi mujor i çmimeve ishte -0.2%, kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 1.1%. Grupi i “Transportit” pati një ulje prej 0.8%. Në nivel ndërkombëtar, Rumania ka pësuar rritjen më të madhe të çmimeve me 6.7%, ndërsa Zvicra dhe Qipro kishin rritjen më të ulët, nën 0.3%.