Qeveria e Shqipërisë ka paraqitur një projektligj të ri që forcon kontrollin mbi sigurinë ushqimore, duke siguruar mbrojtje më të madhe për konsumatorët. Ky ligj parashikon krijimin e një sistemi elektronik për gjurmimin e produkteve dhe verifikimin e shpejtë të tyre në treg.
Projektligji synon të garantojë një mbrojtje të lartë për shëndetin e njerëzve dhe mjedisit. Ai do të rregullojë më mirë detyrimet e operatorëve ekonomikë, duke e bërë më të qartë procesin e kontrollit dhe përgjegjësitë e tyre.Një pjesë e rëndësishme e ligjit është transparenca. Të dhënat e kontrolleve do të bëhen publike çdo vit, përfshirë rastet e shkeljeve. Për herë të parë janë parashikuar gjoba dhe masa administrative ndaj atyre që nuk zbatojnë rregullat, me gjoba që mund të variojnë nga 100 mijë deri në 2 milionë lekë. Kontrolli i sigurisë ushqimore do të monitorohet nga ekspertët e Komisionit Evropian.