"I dyshuari i Hagës", "bota e krimit" Shqipe Selimi i publikon statuset e Gërvallës të vitit 2020 për Rexhep Selimin, për të treguar pse s'e votoi - Gazeta Express
string(116) "shqipe-selimi-i-publikon-statuset-e-gervalles-per-rexhep-selimin-me-2020-kjo-eshte-arsyeja-e-mospjesemarjes-ne-votim"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 15:41

“I dyshuari i Hagës”, “bota e krimit” Shqipe Selimi i publikon statuset e Gërvallës të vitit 2020 për Rexhep Selimin, për të treguar pse s’e votoi

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 15:41

Deputetja e VV’së, Shqipe Mehmeti- Selimi, ka reaguar pasi në seancën e sotme nuk mori pjesë fare në votim kur u propozua Donika Gërvalla për kryeparlamentare.

Ajo ka thënë se mospjesëmarrja nuk lidhet me motive partiake, por ka të bëjë me postimet e Gërvallës në vitin 2020.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes.”

Ajo ka bashkangjitur statuset e Gërvallës kur kjo e fundit e quante Rexhep Selimin figurë e krimit.