Victor Beniface është pranë transferimit në Milan.
Gazetari sportiv italian, Gianluca Di Marzio raporton se futbollisti nigerian ka arritur marrëveshje personale me “Rossoneri”, përcjell “Gazeta Express”.
Thuhet se ndërkohë Kuqezinjtë ia kanë prezantuar Bayer Leverkusenit ofertën zyrtare për sulmuesin nigerian.
Gjermanët janë duke e vlerësuar në këto orë këtë propozim, duke e konsideruar atë si të mirë, për ta kuptuar nëse nevojitet për t’i modifikuar apo kohëzgjatjen.
Por, në shtëpinë e shtatë herë kampionit evropian ekziston një optimizëm.
Kështu, duket se drejtori sportiv, Igli Tare ka hequr dorë përfundimisht nga danezi i Hojlund, i cili dëshiron të qëndrojë në Manchester United. /Gazeta Express