Vijon beteja me flakët në 2 vatra - Gazeta Express
string(33) "vijon-beteja-me-flaket-ne-2-vatra"

Maqedoni

Gazeta Express

20/08/2025 15:04

Vijon beteja me flakët në 2 vatra

Maqedoni

Gazeta Express

20/08/2025 15:04

Beteja e zjarrfikësve me vatrat e zjarrit është bërë sfidë e përditshme. Sot janë regjistruar gjashtë zjarre në sipërfaqe të hapura, prej të cilave dy zjarre në terrene kritike janë ende aktive ndërsa katër janë shuar. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se janë duke intervenuar për shuarjen e zjarrit të ri në Komunën e Prilepit, i cili është në një terren të vështirë për tu shuar, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

“Zjarr i ri që është paraqitur gjatë ditës së djeshme është zjarri në fshatin Belovodicë, komuna e Prilepit, i cili po zhvillohet në një terren të vështirë dhe sot kemi dërguar që të veprojë një air-traktor për t’iu ndihmuar zjarrfikësve lokalë në Prilep. Edhe më tej zjarri më i vështirë mbetet zjarri në Jasen, zjarr i cili me ditë të tëra është duke u zhvilluar këtu dhe shiu nuk kishte asnjë ndikim”, tha Stojançe Angellov, drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjatë ditës njësitet e zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarret në Komunën e Gazi Babës, në Komunën Petrovec, dhe në Komunën e Strugës ku digjeshin deponi mbeturinash, ndërsa në Komunën e Studeniçanit e kanë shuar zjarrin në fshatin Kitkë, ku po digjej vegjetacion i ulët.

Përgjatë gjithë muajve të verës zjarrëfikësit kanë pasur betejë me zjarret nëpër malet e vendit. Vetëm për një muaj, institucionet bënë me dije se janë regjistruar 550 zjarre, gjë që nuk e quajtën aspak të rastësishme. Dëmet materiale dhe ekologjike janë shumë të mëdha. / Alsat.mk