Në pikën kufitare “Bogorodicë” Dogana parandaloi kontrabandimin e 4.577 barnave të pasigurta - Gazeta Express
string(90) "ne-piken-kufitare-bogorodice-dogana-parandaloi-kontrabandimin-e-4-577-barnave-te-pasigurta"

Maqedoni

Gazeta Express

20/08/2025 15:01

Në pikën kufitare “Bogorodicë” Dogana parandaloi kontrabandimin e 4.577 barnave të pasigurta

Maqedoni

Gazeta Express

20/08/2025 15:01

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Bogorodicë parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar 4,577 copë ilaçe të pasigurta, të cilat ishin fshehur në bagazhin e një automjeti me qira. Automjeti drejtohej nga një shtetas i Kosovës, dhe pas një kontrolli të detajuar, Departamenti i Hetimeve i Drejtorisë Doganore ngriti kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës, transmeton Portalb.mk.

Ilaçet, të cilat përfshijnë analgjezikë, anestetikë dhe tretësira antialergjike në shishe qelqi, u gjetën pa paketimin e tyre origjinal dhe pa lejet dhe certifikatat e nevojshme nga institucionet kompetente.

Sipas Drejtorisë Doganore, për të shmangur kontrollin, autori i veprës i renditi ato në rreshta dhe i fshehu midis jastëkëve të pasagjerëve, të vendosur në tre kuti kartoni.

Drejtoria Doganore paralajmëron se një transport i tillë përbën nrrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Ilaçet që nuk deklarohen, ruhen dhe transportohen siç duhet mund të jenë rrezik për shëndetin.

Pas reagimit të shpejtë të inspektorëve, Drejtoria Doganore thotë se janë ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike të Gjevgjelisë, e cila urdhëroi sekuestrimin e ilaçeve.