Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Kryekuq të Divjakës në mesnatë, ku 32-vjeçari Besmir Kumria u vra me thikë nga bashkëfshatari i tij, Xheison Toromeni, 25 vjeç.
Kumria, i kthyer për pushime nga puna sezonale në Himarë, po qëndronte në një lokal me miqtë, kur autori hyri brenda dhe e goditi disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, Toromeni u largua me shpejtësi, por u kap disa orë më vonë nga policia e Fierit. Ai akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Sipas policisë, motivi i vrasjes lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve për një kanal vaditës, një debat i trashëguar prej vitesh që solli përshkallëzim deri në tragjedi.