Më 9 shtator, nga ora 19:30, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nis sezonin e ri me një paraqitje të veçantë dhe njëkohësisht debutimin në Gjermani.
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, si dhe organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Düsseldorf.
Programi “Horizonte” është një udhëtim muzikor që bashkon gjenerata dhe kultura, me vepra nga repertori ndërkombëtar koral dhe kompozitorë kosovarë – nga gjenerata e dytë deri te shkolla e re.
Vendi i përformances së Orkestrës është “Kirche St. Gertrud – Düsseldorf”.