Carvajal kthehet në Bernabeu pas 318 ditësh: Ditë speciale, i lumtur që jam sërish këtu - Gazeta Express
string(85) "carvajal-kthehet-ne-bernabeu-pas-318-ditesh-dite-speciale-i-lumtur-qe-jam-serish-ketu"

Futboll

Gazeta Express

20/08/2025 13:34

Carvajal kthehet në Bernabeu pas 318 ditësh: Ditë speciale, i lumtur që jam sërish këtu

Futboll

Gazeta Express

20/08/2025 13:34

Dani Carvajal është rikthyer ta rrokullisë topin në fushën e Santiago Bernabeut 318 ditë pas lëndimit që e kishte lënë jashtë fushave të blerta.

Kapiteni i Real Madridit hyri në lojë në minutën e 68-të në vend të Trent Alexander-Arnold gjatë fitores së mbrëmshme në nismë të sezonit të ri kundër Osasunës, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, mbrojtësi i djathtë spanjoll ishte mjaft i emocionuar që u rikthye aty ku i rrah zemra fortë dhe ku e shijon çdo moment të këtij sporti të bukur.

“Është një ditë speciale, e kam dëgjuar dashurinë e tifozëve që nga ngrohja. I falënderoj që kanë qenë gjithmonë prezentë në këto 318 ditë të gjata. Tash jam këtu dhe shpresoj t’ju ofroj paraqitje të mëdha dhe të kontribuoj në fitimin e titujve”, deklaroi fillimisht Cavajal, teksa foli më pas edhe për shiritin e kapitenit.

“Të jem këtu nën drejtimin e kësaj skuadre është një rikompensim i aq shumë viteve punë. Dua ta bëj me krenari dhe me respekt për bashkëlojtarët e mi, duke u munduar ta ndërtojmë një grup fitues”, nënvizoi ai. /Gazeta Express