Ishte i dënuar me 8 muaj burgim, arrestohet 24 vjeçari në Kaçanik - Gazeta Express
string(64) "ishte-i-denuar-me-8-muaj-burgim-arrestohet-24-vjecari-ne-kacanik"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 12:40

Ishte i dënuar me 8 muaj burgim, arrestohet 24 vjeçari në Kaçanik

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 12:40

Mbrëmë në Bob të Kaçanikut  është arrestuar një 24 vjeçar i kërkuar me urdhëresë nga gjykata.

Ai ishte i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për armëmbajtje pa leje.

K.Ç. pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më datë 19.08.2025, rreth orës 22:15 në fshatin Bob, në Kaçanik, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar K. Ç., 24 vjeç.

Ai ishte i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës “.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.