Veterani i UÇK'së që u largua nga “Ibër Lepenci": Faruk Mujkës ia kanë zënë 60 mijë euro nën jastëk - Gazeta Express
string(95) "veterani-i-uckse-qe-u-largua-nga-iber-lepenci-faruk-mujkes-ia-kane-zene-60-mije-euro-nen-jastek"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:03

Veterani i UÇK’së që u largua nga “Ibër Lepenci”: Faruk Mujkës ia kanë zënë 60 mijë euro nën jastëk

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 11:03

Veterani i UÇK’së, Agim Pllashniku, ka protestuar para Kuvendit kundër drejtorit të Ibër Lepencit, Faruk Mujka. Ai e ka akuzuar Mujkën se e ka larguar nga puna pa arsye dhe me vendim të shpejt.

“Hajni në punë, veterani nëpër rrugë. Faruk Mujka para një muaji më ka larguar prej pune.  Ai po punon e unë në rrugë. Atij ja kanë nxan 60 mijë euro në jastëk para një viti, tri ditë ka mbajtur burg dhe të hënën është kthyer si drejtor. E mu mka largu prej pune, 15 vjet kam punuar në Ibër Lepenc, se kam pasë asnjë vërejtje, me vendim të shpejt si ktyneherë.”

“Keni me u befasu se çka kom me qit ditëve në vijim, unë ja dha Faruk Mujkes 1 muaj kohë të më kthej në punë, nëse nuk më kthen do t’i qes te gjitha faktet se çka ka bërë në Iber Lepenc në Mitrovicë. Keni mu trondit edhe ju, kam me ia qitë me kafe”, tha ai para gazetarëve.