Vdekja e drejtoreshës së Shëndetësisë në Kamenicë, reagon Haradinaj - Gazeta Express
string(66) "vdekja-e-drejtoreshes-se-shendetesise-ne-kamenice-reagon-haradinaj"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 9:50

Vdekja e drejtoreshës së Shëndetësisë në Kamenicë, reagon Haradinaj

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 9:50

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e Greta Kryeziut, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë.

Ai ka thënë se me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen e anëtares së AAK-së.

“Një sëmundje e rëndë ia mori jetën brenda pak ditësh, duke lënë dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe miqtë”, ka shkruar Haradinaj.

“Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve”, ka thënë ai.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve. U prehtë në paqe”, shkroi Haradinaj.