Derisa po flitet për gjendjen e bizneseve në Kosovë, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa tha se qeveria Kurti e ka lidhur biznesin veç me pronarin.
“Kjo qeveri është sjellur shumë ftohtë nga problemi i inflacionit, sa herë që janë rritur çmimet, për këtë qeveri ka qenë një problemi përbashkët që po ballafaqohen shumë vende. Nuk është marrë me këtë problematik, as me problemet e bizneseve. Kjo qeveri e ka lon edhe pensionistin, punëtorin, edhe pranuesin e ndihmave sociale të ballafaqohet vet me rritjen e kostos së jetesës.
Kjo qeveri biznesin e ka pa si një palë të kundërt, dhe e ka lidh vetëm me pronarin e biznesit, dhe në një farë mënyre i ka shpall luftë pronarit të biznesit. Është papjekuri e madhe me lidh biznesin me pronarin e biznesit. Ai biznes përveç që është i pronarit, ai krijon punësim, të ardhura për familjet dhe e mbushin buxhetin e shtetit”, tha ai.
Tutje teksa flet për deficitin tregtar, tha se “deri në muajin qershor kemi një deficit tregtar prej 2.9 miliardë euro. Asnjëherë nuk ka qenë më i lartë”.