Sali Berisha ka pritur sot në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok Doda.
Gjatë takimit, kryedemokrati shprehu shqetësimin për zgjedhjet e 11 majit, të cilat ai i cilësoi si një “farsë elektorale”.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha theksoi se diskutimet përfshinë manipulimet zgjedhore dhe punën e madhe të strukturave të PD-së për të faktuar këto abuzime.
Ai i kërkoi deputetes italiane që Forza Italia të jetë një mbështetje e fortë për demokracinë shqiptare në institucionet ndërkombëtare.
Berisha e cilësoi takimin si frytshëm dhe inkurajues, duke theksuar nevojën për të mbrojtur lirinë e votës dhe për të ndalur autokracinë në Shqipëri.