Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në automjet, arrestohet 61-vjeçari në Goricë - Gazeta Express
string(103) "tentoi-te-kontrabandonte-nje-sasi-nafte-qe-e-kishte-fshehur-ne-automjet-arrestohet-61-vjecari-ne-gorice"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 18:37

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në automjet, arrestohet 61-vjeçari në Goricë

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 18:37

Një 61-vjeçar, i cili tentoi të kontrabandonte një sasi nafte të cilën e kishte fshehur në automjet, është arrestuar në Pikën Kufitare të Goricës.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin D.Xh.

Në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi D. Xh. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.

61-vjeçari banues në Belorta akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.