Real Madrid mund të paditet nëse Xabi Alonso aktivizon një lojtar ndaj Osasunës - Gazeta Express
string(79) "real-madrid-mund-te-paditet-nese-xabi-alonso-aktivizon-nje-lojtar-ndaj-osasunes"

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 19:39

Real Madrid mund të paditet nëse Xabi Alonso aktivizon një lojtar ndaj Osasunës

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 19:39

Real Madrid mund të përballet me një betejë ligjore nëse Franco Mastantuono luan në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Osasunës.

“Los Blancos” e nisin kampionatin të martën, duke pritur Osasunën në shtëpi. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë e Xabi Alonso-s si trajner në La Liga, pasi zëvendësoi Carlo Ancelotti-n pas Kupës së Botës për Klube këtë verë.

43-vjeçari, i cili luajti pesë sezone në “Santiago Bernabéu”, ka marrë detyrën për të rikthyer titullin e kampionit, një trofe që e kishte fituar edhe si futbollist.

Në merkato, ai është përforcuar me Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Alvaro Carreras, ndërsa investimi më i madh ishte transferimi i mesfushorit ofensiv argjentinas Franco Mastantuono për 38.5 milionë paund.

Problemi me regjistrimin e Mastantuono

Megjithatë, debutimi i tij mund të sjellë probleme ligjore. Sipas Miguel Galan në El Chiringuito, aktivizimi i 18-vjeçarit është i diskutueshëm për shkak të rregullave të regjistrimit të lojtarëve.

Mastantuono është regjistruar zyrtarisht te Real Madrid Castilla (ekipi B), si një mënyrë për të shmangur kufizimet e federatës për regjistrimet në ekipin e parë.

Pikërisht kjo mund të nxisë Osasunën të ndërmarrë veprime ligjore, njësoj siç veproi sezonin e kaluar ndaj Barcelonës për çështjen e Inigo Martinez. Ata mund të akuzojnë Realin për “keqbesim” në procesin e regjistrimit.

Nëse Osasuna vendos të veprojë, do të ketë 24 orë pas ndeshjes për të dorëzuar ankesën.

Xabi Alonso konfirmon mundësinë e debutimit

Mastantuono ende nuk ka luajtur për Realin që nga transferimi i tij nga River Plate, por Alonso ka lënë të hapur mundësinë e debutimit që në ndeshjen hapëse.

Në konferencën për shtyp, Alonso u shpreh:

“Po, mund të marrë minuta nesër.”

Duke e përshkruar cilësitë e tij, trajneri tha:

“Do të sjellë kualitet, energji. Është i përkushtuar në mbrojtje, ka shpirt luftarak, atë shpirtin argjentinas, por edhe cilësi të lartë. Ka një këmbë të majtë spektakolare. Në goditjet standarde, pasimin e fundit apo finalizim, është shumë i mprehtë. Është i ri, por shumë i pjekur për moshën e tij. Ne duhet ta mbështesim, por ai tashmë është në një nivel të lartë.” /GazetaExpress/