Ish-futbollisti i Zimbabwest, Tendai Ndoro ka vdekur në moshën 40 vjeçare.
Ndoro u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Johannesburg, Afrika e Jugut.
Raportohet se ai ishte duke e luftuar sëmundjen e rëndë qe një kohë të gjatë, shkruan “Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.
Sulmuesi kishte luajtur 14 herë për Zimbabwe mes viteve 2013 e 2017, ndërsa i kishte shënuar 5 gola.
Ai kishte luajtur për klubet jug-afrikane: Orlando Pirates, Ajax Cape Town dhe Highlands Park, si dhe e kishte kaluar një sezon në ekipin e Arabisë Saudte, Al-Faisaly dhe tek ai i Omanit, Al-Orouba.
Ish-klubet e tij i kanë shprehur ngushëllime familjes pas lajmit trishtues që e morën, duke e bashkë ndjerë dhimbjen me ta.
Ndoro i kishte shënuar 25 gola në 48 ndeshje të ligës me Orlando Pirates mes periudhës 2015 e 2017.
Ai ishte i dashur për tifozët e ekipit nga Afrika e Jugut, të cilët shprehën ngushëllime përmes rrjeteve sociale. /Gazeta Express