Apeli lë në burg vrasësit e të riut, Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri bashkë me dy të tjerë mbytën dhe hodhën në lum Renis Dobrën - Gazeta Express
string(130) "apeli-le-ne-burg-vrasesit-e-te-riut-fatjon-bushgjoka-dhe-petrit-cakrri-bashke-me-dy-te-tjere-mbyten-dhe-hodhen-ne-lum-renis-dobren"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 15:31

Apeli lë në burg vrasësit e të riut, Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri bashkë me dy të tjerë mbytën dhe hodhën në lum Renis Dobrën

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 15:31

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën e dy të arrestuarve, të dyshuar si vrasësit e 23-vjeçarit Renis Dobra në Burrel.

Togat e zeza lanë pas hekurave Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të akuzuar për krimin e rëndë që ndodhi më 8 korrik.

Sipas hetimeve, rolin kryesor në këtë ngjarje dyshohet se e kishte Fatjon Bushgjokaj nga Tropoja, i cili është një emër i njohur për policinë.

Referuar dëshmisë së tij përpara grupit hetimor, ai pranoi se Renis Dobrën e kishte njohur në herët në Gjermani ku kishin punuar së bashku në trafikun e drogës.

Madje Bushgjokaj ka pranuar se me Dobrën kishin nisur konflikte për shkak të pazareve për lëndët narkotike, por sipas tij, ata i kishin sqaruar mosmarrëveshjet.

Në lidhje me këtë vrasje vijojnë të jenë në kërkim 2 vëllezërit e tjerë, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Mbrëmjen e 8 korrikut, 23-vjeçari Renis Dobra u mor peng nga autorët e dyshuar dhe më pas u mbyt me litar.

Trupi i tij u gjet buzë liqenit të Shkopetit, ndërsa makina ishte në ujë. Fillimisht policia dyshoi se i riu ishte mbytur, por në bazë të hetimeve dhe në këqyrjen e kamerave të sigurisë u zbuluan lëvizjet e makinës së personave të arrestuar dhe atyre në kërkim në zonën ku ndodhi krimi.