Arritje historike për Fabion, e barazon rekordin për më së shumti ndeshje zyrtare - Gazeta Express
string(80) "arritje-historike-per-fabion-e-barazon-rekordin-per-me-se-shumti-ndeshje-zyrtare"

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 14:34

Arritje historike për Fabion, e barazon rekordin për më së shumti ndeshje zyrtare

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 14:34

Fabio Deivson Lopes Maciel e ka barazuar rekordin e ndeshjeve zyrtare si profesionist, të cilin deri tash e mbante legjenda angleze, Peter Shilton.

Sipas librit të rekordeve “Guinness”, Shilton i kishte zhvilluar 1390 ndeshje zyrtare, ndërsa Fabio, 44 vjeç, e arriti të njëjtën shifër dhe mund ta kalojë anglezin qysh në natën e së mërkurës në sfidën e Copa Sudamericana kundër America Cali.

“1.390 herë, idhull”, festoi Fluminense në rrjetet sociale pas fitores 2:1 kundër Fortalezas, shkruan “Gazeta Express”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës sime”, deklaroi portieri pasi e bëri këtë arritje.

Një primat që mund të vazhdojë të rritet: portieri së fundmi e ka vazhduar konratën me klubin e tij deri në dhjetor të vitit 2026.

Fabio kishte debutuar si profesionist në vitin 1997, në të njëjtin vit kur Shilton i kishte vendosur këpucët në gozhdë.

Ai i kishte 10 paraqitje me Kombëtaren, ndërsa i ka fituar tre kampionate braziliane dhe ka triumfuar në vitin 2023 në Copa Libertadores me Fluminensen duke e mposhtur Boca Juniorsin me rezultat 2:1.

Në këtë verë shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve duke u ndalur nga Chelsea (0-2).

Një rekord që e bën Fabion njërin prej portierëve më jetëgjatë dhe më triumfues në histori të futbollit botëror. /Gazeta Express