Gjeneva vendi potencial për përballjen Putin-Zelensky, Zvicra konfirmon se mund ta organizojë takimin - Gazeta Express
string(100) "gjeneva-vendi-potencial-per-perballjen-putin-zelensky-zvicra-konfirmon-se-mund-ta-organizoje-takimin"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 14:39

Gjeneva vendi potencial për përballjen Putin-Zelensky, Zvicra konfirmon se mund ta organizojë takimin

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 14:39

Gjeneva po shfaqet si një vend potencial për një takim paqeje midis Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt, siç u përmend për herë të parë nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Duke folur me gazetarët pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Macron tha se takimi duhet të organizohet nga “një vend neutral, ndoshta Zvicra – unë po shtyj për Gjenevën – ose një vend tjetër”.

Ai i tha LCI/TF1 se “është më shumë se një hipotezë, është vullneti kolektiv” i liderëve.

Dhe ministri i jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, e konfirmoi këtë mëngjes se vendi mund ta organizojë takimin, shkruan The Guardian.

Në komente të raportuara nga transmetuesi publik zviceran SRF, Cassis tha se Zvicra mund të presë bisedimet pavarësisht urdhërarrestit ende në fuqi për Putinin, duke përdorur rolin e saj të veçantë dhe statusin e Gjenevës si seli europiane e OKB-së.

Si nënshkruese e Statutit të Romës, Zvicra do të ishte teknikisht e detyruar ta arrestonte Putinin me të mbërritur në Zvicër, por Cassis duket se sugjeroi se ka një mënyrë për ta anashkaluar këtë me imunitet të përkohshëm për t’i lehtësuar bisedimet e paqes.