Nga AAK thonë se nuk kanë votë për VV-në në seancën e nesërme - Gazeta Express
string(61) "nga-aak-thone-se-nuk-kane-vote-per-vv-ne-ne-seancen-e-neserme"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 13:19

Nga AAK thonë se nuk kanë votë për VV-në në seancën e nesërme

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 13:19

Time Kadrijaj nga AAK-ja ka bërë të ditur se subjekti i saj politik nuk voton asnjë kandidat që prezantohen nga LVV-ja nga kabineti qeveritar për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se AAK-ja nuk ka votë për “njerëz të përfolur, njerëz me aktakuza, njerëzit që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, njerëzit që janë të zhytur në afera korruptive”.

“Ne do të votojmë, por normal në rast se nuk na konvenon… se nuk e kemi asnjë obligim ta votojmë ndonjë kandidat të LVV-së. Vota jonë sigurisht që është për për një numër të kandidatëve që do i propozoj VV-ja do të jetë kundër”, tha ajo në Tëvë1.