Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë dje se është nder për të që ta ketë mik të tij Kancelarin e Gjermanisë, Fridrich Merz, disa javë pasi ky i fundit kishe thënë se nuk ka shoqëri me Trump, por se janë vetëm koleg të mirë.
Trump i ka komplimentuar secilin prej lidërve në takim. Duke folur për Merz, Trump tha se “është person shumë i fortë dhe lidër i fortë, si dhe shumë i respektuar në Gjermani”.
Aty pastaj ju referua si mik i tij.
“Ai është edhe miku im dhe është nder ta kem atë si mik”, tha Trump.
Përshtypje i bëri edhe ngjyra që kishte marrë Merz, ku tha se edhe ai do të donte të merrte ngjyrë si ai, moment që shkaktoi të qeshura.
Pas takimit që kishte mbajtur në qershor me Trump, Merzi i pyetur nëse po lindte mes tyre një shoqëri, kishte thënë se janë vetëm koleg.
“Jo, është një bashkëpunim shumë i ngushtë. Ne u takuam për herë të parë sot, në funksionet tona si liderë, dhe shpresoj që do të jemi në gjendje të bashkëpunojmë ngushtë, hapur dhe si kolegë të mirë nga të dyja anët e Atlantikut”, kishte deklaruar Merz.