Drejtoresha e Shëndetësisë së Kamenicës, në gjendje kritike – kërkohet ndihmë financiare për shërimin e saj - Gazeta Express
string(104) "drejtoresha-e-shendetesise-se-kamenices-ne-gjendje-kritike-kerkohet-ndihme-financiare-per-sherimin-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 12:47

Drejtoresha e Shëndetësisë së Kamenicës, në gjendje kritike – kërkohet ndihmë financiare për shërimin e saj

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 12:47

Komuna e Kamenicës informon opinionin publik se Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Greta Kryeziu, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në njoftimin e bërë nga komuna thuhet se ajo aktualisht po trajtohet në spitalin “Cistina” në Shkup, ku gjendja e saj është në rrezik për jetë.

“Sipas ekspertëve shëndetësorë, ajo ka nevojë për transplant të mëlçisë, dhe trajtimi i saj është i urgjent dhe i domosdoshëm vetëm jashtë vendit me një kosto të lartë financiare, rreth 100 mijë euro. Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen e saj dhe institucionin tonë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Gretës t’i mundësohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Të dhënat për donacion:
Beneficiary name: Fahrije Kryeziu
Account No.: XK051702003012234187
Bank name: NLB Banka sh.a.
Bank address: Ukshin Hoti nr 124, Prishtinë, Kosovë
Swift Code: NLPRXKPR
Adresa: Fshati Rogacice, pn Kamenicë