Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK)Ramush Haradinaj, e ka pritur të martën në takim lamtumirës ambasadorin finlandez, Matti Nissinen.
Haradinaj e falënderoi atë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë.
“Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksoi nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Haradinaj.