Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angelov informoi sot në mëngjes se një degë e zjarrit në zonën e gjuetisë Jasen është ende aktive.
“Për fat të keq, zjarri në vendin e gjuetisë Jasen ende nuk është shuar. Një degë është ende aktive. Shiu që ra në një sasi shumë të vogël nuk e shuajti zjarrin. Ne po operojmë këtu me dy “traktorë ajrorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim sepse mund të vërej një pikë të nxehtë lart mbi kreshtë, dhe në anën e kundërt dy pika të nxehta me tym, tha Angelov.
Angelov shpjegoi se ky është një terren jashtëzakonisht i pjerrët dhe ku është jashtëzakonisht e rrezikshme të zbarkohen njerëz.
“Do të bëjmë çmos sot për ta vënë nën kontroll të plotë këtë degë të mbetur të zjarrit, por tashmë mund të shoh se djegia po intensifikohet, gjë që në vetvete do të thotë se do të kemi një zjarr më të fortë në orët e pasdites”, shtoi Angelov.
Për shkak të një zjarri në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup mbetet ende e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.
tag_katrorimaqedoni_2