Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (18.08.2025) në orën 15:40 në Koçan, nëpunësit policorë të SPB Shtip – NJPB Koçan e privuan nga liria B.D. (22) nga Koçani.
Në vendin e quajtur “Zona Industriale” në Koçan, nëpunësit policorë ushtruan kontroll tek personi dhe në automjetin “BMV” me targa regjistrimi të Koçanit, gjetën dhe sekuestruan marihuanë, një thërrmuese të mbushur me marihuanë dhe një peshore digjitale. Më pas, me urdhër gjykate, u krye bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhje nga vepra penale.
Gjithashtu, më 18.08.2025 në orën 22:00 në Gërdovc, rrethina e Koçanit, nëpunësit policorë nga NJPB Koçan i privuan nga liria G.P. (32) dhe A.A. (29), të dy nga Vinica.
Nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa kombëtare zvicerane, të drejtuar nga G.P., ndërsa bashkudhëtar ishte A.A., me ç’rast vunë re se bashkudhëtari nga automjeti hodhi pakon me marihuanë, e cila u gjet dhe u sekuestrua. Ndërsa, gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe u sekuestruan materie pluhur i bardhë, marihuanë dhe një thërrmuese.
Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe në koordinim me prokurorin publik me ta është zhvilluar një bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
tag_katrorimaqedoni_2