Halil Gashi nga parku i Taukbashqes i drejtohet Përparim Ramës: Do gypa bre, po kundërmon kanalizimi - Gazeta Express
string(98) "halil-gashi-nga-parku-i-taukbashqes-i-drejtohet-perparim-rames-do-gypa-bre-po-kundermon-kanalizimi"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 11:56

Halil Gashi nga parku i Taukbashqes i drejtohet Përparim Ramës: Do gypa bre, po kundërmon kanalizimi

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 11:56

Kandidati për asamblist në Komunën e Prishtinës Halil Gashi, i cili po garon me numër 50 në listën e Bekë Berishës, ka alarmuar për gjendjen e keqe në Parkun e Taukbashqes, ku mijëra qytetarë kërkojnë freski, qetësi dhe ajër të pastër, e që në fakt e gjejnë të kundërtën.

Gashi është paraqitur nga ky park me një maskë në gojë për të treguar se aty ka kundërmim nga kanalizimet.

Ai nëpërmjet kësaj videoje, nga parku që ka edhe hapësirë të gjatë për “jogging” ideale për stërvitje, ka kërkuar ndërhyrjen e Komunës së Prishtinës ndërsa me ironi i është drejtuar personalisht edhe Kryetarit Përparim Rama duke e quajtur “El Arkitekto”.

“Qytetarë të nderuar, nuk është rikthyer pandemia, mos u shqetësoni, por s’pata qare, pa e vnu maskën nga kundërmimi i erës së kanalizimit” ka thënë Gashi.

“Mijëra qytetarë vijnë këtu për çdo mëngjes, ata që po na shohin veç e dinë çfarë ere kanalizimi vjen këtu. Qytetarët vijnë këtu në Parkun e Taukbashqes për ajër të pastër dhe për shëndet. El Arkitekto do gypa bre…”, ka shtuar ai.

Gashi ka theksuar se “është koha që autoritetet të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë: nëse synojmë që Prishtina të jetë moderne, e gjelbër dhe e shëndetshme”.

“Duhet Veprim Tani që parku i Taukbashqes të mos mbetet nën hijen e një ere të kanalizimit”.