Tragjedi në Kavajë: Tetovari 41-vjeçar humb jetën në plazh, familja e tronditur - Gazeta Express
string(77) "tragjedi-ne-kavaje-tetovari-41-vjecar-humb-jeten-ne-plazh-familja-e-tronditur"

Maqedoni

Gazeta Express

19/08/2025 11:46

Tragjedi në Kavajë: Tetovari 41-vjeçar humb jetën në plazh, familja e tronditur

Maqedoni

Gazeta Express

19/08/2025 11:46

Agron Saliu (41), punonjës në Gjykatën Themelore të Tetovës, ka ndërruar jetë papritmas dje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, ku ndodhej për pushime me familjen e tij. Lajmi ka shokuar familjarët dhe miqtë e tij, pasi i ndjeri nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike.

Sipas dëshmitarëve për mediat në Shqipëri, tetovari kishte nevojë urgjente për ndihmë. “Banorët dhe turistët e pranishëm në vendngjarje e sollën dy herë në jetë, derisa erdhi ambulanca,” raportojnë ata. Fatkeqësisht, ambulanca mbërriti pas më shumë se një ore, kur ishte tepër vonë për jetën e Agronit.

Pas vete la bashkëshorten dhe dy vajza. Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet sot në Tetovë.