Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet nesër nga ora 11:00.
Deputetët do të mblidhen pas aktgjykimit të publikuar dje nga Gjykata Kushtetuese që solli rregulla të reja për konstituimin e Kuvendit.
Kushtetuesja përmes këtij aktgjykimi urdhëroi votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri i njëjtë dhe se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet për 30 ditë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nesër është i obliguar që në votim të hapur ta ftojë subjektin më të madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje, për të propozuar një kandidat për postin e kryeparlamentarit.

Dehari u nxor shkelës i Kushtetutës me hedhjen në votim të Komisionit për votim të fshehtë përmes të cilit partia e tij synonte të zgjidhte Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
Rendi i ditës:
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.