Trump i uli rresht para tij liderët europianë, shefin e NATO-s e Zelenskyn, foton e publikoi në Instagram pa përshkrim - Gazeta Express
string(116) "trump-i-uli-rresht-para-tij-lideret-europiane-shefin-e-nato-s-e-zelenskyn-foton-e-publikoi-ne-instagram-pa-pershkrim"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 11:47

Trump i uli rresht para tij liderët europianë, shefin e NATO-s e Zelenskyn, foton e publikoi në Instagram pa përshkrim

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 11:47

Presidenti amerikan, Donald Trump, e priti mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë europianë dhe shefin e NATO-s.

Një fotografi, ku mysafirët e tij shihen të ulur në rresht para tij, Trump e publikoi në Instagram pa asnjë përshkrim.

“Bossi i ka të gjithë në vijë”, ishte një prej shumë komenteve.

View this post on Instagram

A post shared by President Donald J. Trump (@realdonaldtrump)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb e shefi i NATO-s, Mark Rutte ishin pjesë e takimit me Trump, pasi ai fillimisht e priti në një tkaim të veçantë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pas takimit, u tha se po pergatitej një takim ndërmjet Zelenskyt dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në një përpjekje të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.