Valmir Veliu, “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(38) "valmir-veliu-ylli-i-javes-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 10:45

Valmir Veliu, “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 10:45

Valmir Veliu është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës.

Ylli i ri i FC Prishtinës shkëlqeu në xhiron e parë në fitoren 3:2 ndaj Dukagjinit me një gol të shënuar e një të asistuar.

Ish-futbollisti i Llapit ndihet i lumtur për këtë çmim, shkruan “Gazeta Express”.

 “Të luash për Prishtinën është ëndërr e çdo lojtari. Jam ambientuar shumë mirë dhe shumicën e lojtarëve i kam njohur më herët. Të luash në Dukagjin është gjithmonë e vështirë, por ia dolëm të shënojmë fitore. Personalisht gëzohem që e kam ndihmuar ekipin me gol dhe me asistim. Ky çmim për mua është motiv të punoj dhe të ushtroj më tutje, si dhe të vazhdoj ta ndihmoj ekipin çdo javë. Prishtina, çdo vit, synim e ka titullin kampion ose daljen në Evropë.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express